Intro
Models
Exterior
Interior
Technology
AMG
Contact Us
    Obsidian e zezë
    Polar të bardhë
    E zezë
    Selenite gri
    Emerald e gjelbër
    High Tech argjendi
    Sodalite blu
    MANFAKTUR Alpine Solid gri
    MANUFAKTUR Hyacinth e kuqe metalike
    MANUFAKTUR Opalite Bright të bardhë
    Eksterieri Eksterieri e GLS. Ai impresionon me madhësinë, emocionet dhe dizajnin e tij modern: jo vetëm në rrugë, modeli i ri GLS do të tërheqë të gjithë sytë. Fenerët MULTIBEAM LED[1] rrezatojnë elegancë të pastër. Llambat e përparme dhe të pasme të reja, si edhe rrotat e mëdha prej aliazhi të lehtë i japin atij modeli një prani të fuqishme – brenda dhe jashtë rrugës. Zbuloni më shumë rreth veçorive të tij të jashtme.
    LeftRight

    Linja & Stilim

    Pikat kryesore të dizajnit dhe pajisjeve

    Close X
    Tjetër
    E mëparshme
      MULTIBEAM LED Rrezatim i jashtëzakonshëm: fenerët me teknologji MULTIBEAM LED[1] nuk janë vetëm pjesë e eksterierit luksoz GLS, por ndriçojnë gjithashtu fushën tuaj të shikimit në mënyrën më të mirë të mundshme. Me drita individualisht të kontrollueshme LED , fenerët mund të reagojnë ndaj situatave të ndryshme të trafikut – qoftë në qoshe ose “off-road”.
      Dizajni i përparmë i ri GLS impresionon në shikim të parë falë pjesës së përparme të re: mbrojtësi i poshtëm i përparmë modern, me grilën mahnitëse të zgjeruar të radiatorit, me katër pllaka në krom argjendi, mishëron karakterin e fortë SUV dhe elegancën e saj estetike.
      Rrota prej aliazhi të lehtë deri në 58,4 cm (23 inç). Kudo që t'ju çojë udhëtimi juaj, rrotat me aliazh të lehtë deri në 58,4 cm (23 inç) [1] të GLS janë tërheqëse dhe janë një shoqërues elegant. Rrotat me shkëlqim të lartë AMG me aliazh të lehtë të paraqitura këtu, në veçanti, janë një veçori e vërtetë e dizajnit që lë përshtypje katër herë në çdo udhëtim.

      [1]Pajisje opsionale të zgjidhshme në varësi të konfigurimit.
      Çatia panoramike rrëshqitëse Çatia panoramike rrëshqitëse[1] e modelit GLS bën që ju të ndieni qiellin pak më afër. Ajo jo vetëm që ju ofron opsione shtesë të ajrosjes në ditët e ngrohta, por gjithashtu mbush gjithë enterierin me dritën natyrale të ditës dhe, duke i dhënë enterierit të automjetit një ambient të ndritshëm.
      Dizajni i ri i dritave të pasme Dritat e pasme të sapo-dizajnuara janë më shumë se vetëm një theksim rrezatues. Emblema e dritës me tri blloqe horizontale nënvizon karakterin sublim dhe të klasit të parë SUV.
      Pajisje standarde -Bojëra jo metalike ose metalike
      -50,8 cm (20 inç) rrota aliazhe të lehta me 5 fole të dyfishta
      - Grilë radiatori me katër rrasa në krom argjendi
      -Fanerët LED MULTIBEAM
      -Binarët e çatisë me pamje alumini
      - Çati me rrëshqitje
      -Paketë pasqyre
      -Paketë Chrome
      -Kapotë me kupola elektrike
      AMG Line Karakteristikat kryesore të linjës së pajisjeve[1]:

      - Përparëse e përparme AMG me dalje ajri të dallueshme sportive në veshjet e harkut të rrotave
      - Harkat e rrotave të ndezura përpara dhe mbrapa, të lyera në ngjyrën e automjetit
      - Fundet anësore AMG të lyera në ngjyrën e automjetit
      - Përparëse e pasme AMG me futje me pamje shpërndarëse në të zezë dhe shirit të zbukuruar në krom
      - Rrota AMG 53,3 cm (21 inç) me 5 fole të dyfishta me aliazh të lehtë, të lyera në gri titani me një shkëlqim të lartë
      - Timoni sportiv shumëfunksional
      - Pedale sportive prej çeliku inox AMG të krehura me gome të zeza
      - Dyshekë AMG në velur të zezë me germa "AMG".

      [1]Disponueshmëria e pajisjeve, funksioneve, veçorive dhe shërbimeve të shfaqura varet nga modeli përkatës i automjetit, konfigurimi individual dhe tregu përkatës.
      Enterieri Enterieri e GLS. Aventura takohet me rehatinë: enterieri i automjetit GLS kombinon elementet e dizajnit SUV, siç janë dorezat mahnitëse të konsolës qendrore, me theksime inovative, siç është timoni i ridizajnuar. Kabina me ekran të gjerë dhe sistem multimedia MBUX ju ofron përvojën operative më të mirë të mundshme në çdo udhëtim: të qartë, të shpejtë dhe efikase. Zbuloni se si ndihet ekskluziviteti me ndriçimin ambiental modern.
      LeftRight

      Linja & Stilim

      Pikat kryesore të dizajnit dhe pajisjeve

      Close X
      Tjetër
      E mëparshme
        Timoni i ri Komoditeti inovativ i funksionimit takohet me një material të çmuar: timoni i ri[1] i modelit GLS është një talent shumëfunksional i vërtetë. Butonat e kontrollit me prekje të vendosur në mënyrë ergonomike mundësojnë kontrollin intuitiv të navigimit, telefonisë, shpejtësisë dhe argëtimit. Në këtë mënyrë, ju keni gjithçka nën kontroll pa hequr duart nga timoni.
        Ekrani Head-up Me ekranin head-up, ju do të keni një shikim të gjithanshëm në çdo kohë: të gjitha informacionet e rëndësishme projektohen në fushën tuaj virtuale të shikimit në xhamin e përparmë, në mënyrë që të mos shpërqendroheni nga rruga dhe të dini se çfarë duhet të bëni në situata të caktuara të trafikut.
        Elementet e dizajnit SUV Me elementet prej druri me pore të hapura, grila mahnitëse dhe dorëza të forta në konsolën qendrore, vlerat e brendshme “off-road” të modelit GLS janë mbresëlënëse.
        Kabina me ekran të gjerë dhe sistem multimedia MBUX Një gamë e gjerë zgjedhjesh: me kabinën inovative me ekran të gjerë me cilësi të lartë, jo vetëm që ju mund të zgjidhni midis katër stileve të ndryshme të ekranit, por gjithashtu keni mundësinë ta konfiguroni dhe poziciononi përmbajtjen në mënyrë individuale sipas dëshirave tuaja falë sistemit inteligjent të informimit dhe argëtimit MBUX.
        Ndriçimi ambiental Thjesht do të ndiheni në qetësi - me ndriçimin ambiental, gjithçka do të shkëlqejë me dritën e duhur. Nuancat e ngjyrave të ndryshme do të krijojnë një ndjesi të këndshme hapësire në varësi të modalitetit të dëshiruar të dritës. Natën, ndriçimi diskret mund ta bëjë më të lehtë për sytë tuaj të shikojnë rrugën nga brenda.
        Rreshti i tretë i sediljeve Ndani përvojën e veçantë të drejtimit GLS me deri në shtatë njerëz. Falë rreshtit të tretë të sediljeve, ka shumë hapësirë për të gjithë. Çdo sedilje ofron rehati të nivelit të parë. Hapësira për këmbët në rreshtin e dytë të sediljeve mund të zgjatet në mënyrë fleksibël me anë të një pajisjeje elektrike.
        Sediljet teke të rehatshme Ofroni pasagjerëve në rreshtin e dytë mundësinë për të përshtatur pozicionin e sediljeve të tyre individuale sipas dëshirës. Me komoditetin e sediljeve teke[6] GLS, çdo udhëtim transformohet në një përvojë individuale.
        Sediljet multikontur në pjesën e pasme Thjeshtësisht relaksohuni: me sediljet multikontur në rreshtin e dytë, duke përfshirë rregullimin elektrik dhe jastëkët e integruar ajri, ju mund të zgjidhni pozicionin tuaj individual të ndenjes. Përveç kësaj, ju mund të kënaqeni me programet e shumta të masazhit, cilësimet e ndryshueshme të nxehtësisë ose avantazhet e zonave të ajrosura të ndenjes.
        Sistemi i argëtimit MBUX i nivelit të lartë për sediljet e pasme Është shumë thjesht, vendimi është juaji: me sistemin argëtues MBUX të nivelit të lartë[6] në sediljet e pasme, ju mund ta konfiguroni programin për të përmbushur dëshirat tuaja në çdo udhëtim. Ekranet me prekje me rezolucion të lartë ofrojnë qasje të drejtpërdrejtë në internet dhe telefon, si edhe në sistemin multimedia dhe të navigimit.
        Ndryshueshmëria e ndarjes së ngarkesës Më shumë hapësirë për aventurat tuaja: GLS ka një ndarje ngarkese me një kapacitet deri në 2,400 litra. Mbështetëset e rreshtit të dytë dhe të tretë të sediljeve mund të palosen individualisht ose së bashku me prekjen e një butoni. Gjithashtu, pjesa e pasme mund të ulet shumë lehtë.
        Pajisje standarde Karakteristikat kryesore të linjës së pajisjeve:

        - Timoni sportiv shumëfunksional prej lëkure napa
        - Ndriçim ambienti me 64 ngjyra
        - Prerje prej druri gëlqereje me shkëlqim të lartë
        - Panelet e pragut të dyerve të përparme me germa "Mercedes-Benz".
        - Headline në pëlhurë gri kristal
        - Paketa e brendshme e Chrome
        - Dyshekë prej veluri
        Pajisjet Pikat kryesore të pajisjeve të GLS-së së re.
        Tjetër
        E mëparshme
          Sistem audio rrethues 3D premium Burmester® Me 29 altoparlantë dhe një fuqi të sistemit prej 1.610 vat, ju mund të përjetoni një përvojë audio unike në modelin e ri GLS Kompensimi i sofistikuar i zhurmës (VNC) përshtat muzikën dhe tonet në mënyrë dinamike në pajtim me situatën tuaj të vozitjes, ndërsa asistenca e konfigurimit me një algoritëm inovativ përcakton preferencat tuaja muzikore së bashku me ju, duke rregulluar sistemin audio Burmester® sipas dëshirave tuaja.
          MBUX Voice Assistant Kënaquni me kontrollin zanor, i cili është thjeshtësisht magjepsës – komandat fikse janë një gjë e së kaluarës. Falë kuptimit të të folurit natyror, asistenti zanor MBUX i bindet praktikisht çdo komande. Ajo njeh dhe kupton pothuajse çdo kërkesë lidhur me informimin dhe argëtimin, si edhe me funksionimin e automjetit. Sistemi mund të kuptoj edhe të folurin indirekt. Për shembull, nëse ju thoni "Ndihem ftohtë", sistemi do të reagojë, duke rritur temperaturën gradualisht.
          Shtojcat dixhitale Që nga fillimi, Mercedes-Benz juaj ka për të ofruar më shumë sesa ju mund të përfytyroni. Në varësi të modelit automjetit tuaj, të pajisjeve të veçanta që i keni zgjedhur dhe të vitit të prodhimit, ka shumë shtojca dixhitale që merren me tema të tilla si telekomanda, navigimi, karikimi, VËZHGIMI 360° dhe argëtimi, të cilat janë të përfshira për një afat prej 36 muajsh që nga data e blerjes së automjetit të ri[7]. Nëse dëshironi të vazhdoni të përfitoni nga avantazhet e shtojcave dixhitale pas afatit fillestar, ju mund t'i rinovoni, duke klikuar disa herë në Dyqanin “Mercedes Me”.
          Realiteti i Shtuar MBUX për Navigim Për t'ju mundësuar që të gjeni rrugën në situata komplekse të trafikut, Realiteti i shtuar MBUX për navigim[6] lidh botën virtuale me botën reale. Teknologjia bashkon udhëzimet grafike të navigimit dhe informacionin e trafikut në imazhe live. Ju mund të arrini në destinacionin tuaj shpejt, në mënyrë të sigurt dhe pa stres.
          Sistemi MBUX i gjeneratës së fundit Me gjeneratën më të fundit të telematikës MBUX, sistemi i informimit dhe argëtimit i modelit GLS ka bërë një hap të madh drejt së ardhmes, si në aspektin e harduerit ashtu edhe në atë të softuerit. Së bashku me një fuqi llogaritëse më të madhe dhe njohje të përmirësuar të zërit, struktura dhe pamja e aplikacioneve janë përshtatur edhe më mirë me nevojat tuaja.
          Integrimi Smart Home "Hej Mercedes, fike dritën në shtëpi!" Lidhni sistemin tuaj inteligjent shtëpiak me makinën tuaj GLS dhe kontrolloni produktet tuaja inteligjente të përputhshme në shtëpi, të tilla si temperatura, ndriçimi, kanatet dhe pajisjet elektrike ndërsa jeni në lëvizje. Me asistentin zanor MBUX[6] kjo bëhet shumë lehtë me anë të kontrollit zanor.
          Active Lane Keeping Assist Active Lane Keeping Assist është një vëzhgues i vëmendshëm: nëse largoheni pa dashje nga korsia juaj ose u afroheni përdoruesve e tjerë të rrugës në mënyrë të rrezikshme, sistemi mund t'ju sjellë përsëri në korsinë tuaj, duke kryer një ndërhyrje drejtimi. Nëse dilni nga korsia megjithatë, një paralajmërim shtesë do të aktivizohet në formë të dridhjes së timonit.
          Active Brake Assist Active Brake Assist mund t'ju ndihmojë që të shmangni automjetet e lëvizshme dhe të palëvizshme përpara dhe të parandaloni aksidente me këmbësorët ose çiklistët në lëvizje. Përveç paralajmërimeve të distancës dhe përplasjes, sistemi siguron ndihmë frenimi në varësi - të situatës, duke , përfshirë frenimin e urgjencës, nëse është e nevojshme.
          Traffic Sign Assist Ne kujdesemi për ju: falë lidhjes inteligjente të të dhënave nga kamera dhe hartat, Asistenca për shenjat e trafikut mund të zbulojë jo vetëm kufizimet e shpejtësisë, por edhe vendin kur ato nuk vlejnë më. Ajo ju paralajmëron edhe për ndalimet e hyrjes dhe vozitjen në drejtim të kundërt.
          Blind Spot Assist Blind Spot Assist kujdeset për ju sapo të aktivizoni treguesit e drejtimit. Sistemi mund t'ju japë paralajmërime vizuale dhe të dëgjueshme për të parandaluar përplasjet anësore të mundshme me përdoruesit e tjerë të rrugës në vendet e verbra. Pas udhëtimit, sistemi mbetet vigjilent dhe do t'ju paralajmërojë në qoftë se do ta hapni derën në kohën e gabuar.
          Driving Assistance paketa Driving Assistance paketa Plus ofron rehati dhe siguri maksimale në rrugën drejt drejtimit autonom dhe e shndërron automjetin tuaj Mercedes-Benz në një partner inteligjent. Një veçori shumë interesante është Asistenca Aktive në Distancë DISTRONIC, e cila, në kombinim me Asistencën Aktive të Drejtimit, mund të lehtësojë stresin si në trafikun e rrjedhshëm ashtu edhe në atë të ngadaltë.
          Paketa e rehatisë KEYLESS-GO Rehati maksimale për vozitjen e përditshme: me Paketën e rehatisë KEYLESS-GO, ju mund të ndizni dhe kyçni automjetin tuaj shumë thjesht duke mbajtur çelësin. Funksioni i HANDS-FREE ACCESS mundëson hapjen dhe mbylljen plotësisht automatike të derës së pasme pa nevojë për kontakt.
          Kontrolli automatik i klimës THERMOTRONIC Sistemi automatik i kontrollit të klimës THERMOTRONIC me 4 zona klimatike siguron një klimë individuale të këndshme në bord. Shoferi dhe pasagjeri përparmë mund të kontrollojnë temperaturën dhe shpërndarjen e ajrit në mënyrë që t'u përshtatet nevojave të tyre personale. Cilësimet klimatike mund të ruhen dhe të zbatohen me prekjen e një butoni.
          Paketa e sediljeve të pasme komode Plus Me këtë paketë, rreshti i dytë i sediljeve bëhet i klasit të parë. Pasagjerët tuaj në pjesën e pasme do të udhëtojnë në mënyrë veçanërisht të rehatshme falë shtojcave komode, siç janë mbështetësja qendrore e zgjatur për krahët dhe konsola qendrore. Hapësira të ndryshme për ruajtjen e sendeve janë lehtësisht të aksesueshme, ashtu si edhe lidhjet dhe tableti i lëvizshëm MBUX në pjesën e pasme – për një përvojë unike informacioni dhe komunikimi.
          Acoustic Comfort paketa Kënaquni me nivelet më të ulëta të zhurmës ndërsa jeni në lëvizje: izolimi akustik i Paketës së rehatisë akustike[6] zvogëlon ndjeshëm zhurmën nga jashtë. Kështu që nuk ka asgjë që mund të pengojë bisedat e relaksuara, edhe kur vozitni në shpejtësi të lartë. Atmosfera e qetë promovon gjithashtu përqendrimin, duke ju mundësuar që të arrini të relaksuar në destinacionin tuaj.
          ENERGIZING Plus paketa ENERGIZING Plus paketa është unike, sepse ajo ofron komoditetin më të lartë për të gjitha shqisat. Një numër maksimal karakteristikash premium kombinohen këtu me inteligjencën inovative. Rezultati shumë interesant është se Mercedes-i juaj mund t'ju rigjallërojë dhe t'ju kënaqë në mënyra specifike. Për vigjilencë të zgjatur gjatë vozitjes dhe një vozitje jashtëzakonisht të këndshme.
          Funksioni i mbylljes automatike Mbyllja e dyerve të automjetit tuaj nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë dhe e qetë: motorët servo i mbyllin dyert e përparme dhe të pasme pothuajse pa asnjë zhurmë. Mjafton të shtyni lehtë dyert derisa të niset mekanizmi i mbylljes dhe automjetit tuaj do të bëjë gjithçka automatikisht.
          PRE-SAFE® sistemi Sistemi PRE-SAFE® shfrytëzon kohën para një përplasjeje të mundshme. Një serë masash do të zvogëlojnë stresin dhe tendosjen ndaj të cilave jeni të ekspozuar. Tingulli inovativ PRE-SAFE® gjeneron një tingull me altoparlantët, i cili mund të shkaktojë një refleks mbrojtës natyror. Kjo mund të mbrojë veshin e brendshëm duke amortizuar zhurmën e aksidentit.
          PRE-SAFE® Impulse Side Truproja në anën tuaj: PRE-SAFE® Impulse Side mund t'ju përgatisë ju dhe pasagjerin e përparmë për një përplasje anësore duke ju lëvizur anash, për të zvogëluar kështu rrezikun e lëndimit. Sistemi mund t'ju zhvendosë nga ana e përplasjes drejt qendrës së automjetit. Kjo mund të ketë një efekt pozitiv në rast të një përplasjeje anësore.
          Mbrojtja e automjetit GUARD 360° Plus Mbrojtja e automjetit GUARD 360° Plus ju ofron monitorim të gjithanshëm të mjedisit rrethues të automjetit. Falë sistemit të alarmit kundër vjedhjes, si edhe çaktivizimit të çelësit në rast urgjence[6], ju do të jeni në mundësi të veproni shpejt. Në rrugë, funksioni i zbulimit të përplasjeve* ju njofton përmes aplikacionit përkatës. Shërbimi i asistencës në rast të vjedhjes së automjetit* rrit mundësitë për të gjetur automjetin tuaj në qoftë se e vjedhin.
          AIRMATIC Në paketën AIRMATIC, sistemi adaptiv i amortizimit plotësohet me pezullimin modern të ajrit. Rezultati: një pezullim inteligjent dhe i rehatshëm, i cili përshtatet automatikisht me kushtet e vozitjes, shpejtësinë dhe ngarkesën. Si rezultat, ju përfitoni nga stabiliteti korrigjues i drejtimit me komoditet të klasit të parë si në rrugë të mira ashtu edhe në ato të këqija.
          DYNAMIC SELECT DYNAMIC SELECT ndryshon karakteristikat e vozitjes me prekjen e një butoni. Ju mund të përdorni modalitete të ndryshme të vozitjes, të cilat ndryshojnë karakteristikat e motorit, transmisionit, pezullimit dhe drejtimit, për shembull. Qoftë se dëshironi të vozitni në mënyrë dinamike me modalitetin Sport, në mënyrë shumë të relaksuar me modalitetin Komfort ose në mënyrë veçanërisht ekonomike me modalitetin EKO, ju mund të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme për ju.
          Paketa inxhinierike Off-Road Me këtë paketë ju mund të niseni në rrugë me besim të plotë – edhe kur kushtet e rrugës nuk janë ideale. Një sistem plotësisht i ndryshueshëm me tërheqje në të gjitha rrotat funksionon së bashku me sistemin pafundësisht të ndryshueshëm të pezullimit me ajër. Si rezultat, do të përjetoni një ekuilibër të përsosur midis shkathtësisë, qëndrueshmërisë dhe tërheqjes maksimale.
          E-ACTIVE BODY CONTROL Rehati superiore udhëtimi në çdo situatë: E-ACTIVE BODY CONTROL është sinteza e rehatisë, saktësisë dhe dinamikës në kombinim me cilësi unike për vozitjen “off-road”. Përjetoni efektet e klasit të parë të një pezullimi modern, plotësisht aktiv, të krijuar për të kompensuar animin, rrotullimin dhe goditjet. Në rrugë dhe jashtë saj. Në kushte të mira dhe të këqija të drejtimit.
          Tërheqja në të gjitha rrotat 4MATIC Me tërheqjen në të gjitha rrotat 4MATIC dhe programin special të drejtimit off-road, GLS mund të përballojë si terrene të lehta ashtu edhe ato të vështira. Kutia e transferimit gjatësor Torque on Demand (Single Speed) ju ofron ndihmë shtesë, duke rritur tërheqjen në bar, zhavorr dhe terrene të lehta.
          Sistemi elektrik prej 48 V në bord Më shumë performancë, më shumë fleksibilitet, më shumë efikasitet: me sistemin prej 48 V, modeli GLS ka një sistem elektrik shtesë në bord. Bateria prej 48 voltësh rrit kapacitetin e përgjithshëm të baterisë. Kjo do të thotë që ka më shumë energji elektrike për funksionet inovative kur automjeti qëndron i palëvizur.
          MERCEDES-AMG Mercedes-AMG GLS 63 4MATIC+ Mercedes-AMG GLS 63 4MATIC+ i ri kombinon elegancën sportive me dizajnin mbresëlënës të një SUV. Stema AMG në kapakun e motorit dhe veshjet specifike të radiatorit AMG ilustrojnë fuqinë që shtrihet poshtë mbulesës së motorit. Fenerët e përditësuar dhe nënshkrimet e dritave të pasme bëjnë gjithashtu një deklaratë sportive. Një pikë kryesore është ndriçimi i ambientit me projeksion të animuar të logos AMG. Pjesa e pasme AMG me sistemin e shkarkimit të performancës standarde me ndërprerje plotëson formën dinamike.
          LeftRight

          Dizajn i Jashtëm

          Close X
          Left Right

          Dizajn i Brendshëm

          Pikat kryesore të jashtme

          Close X
          Tjetër
          E mëparshme
            Pjesa e përparme karakteristike AMG Grila e radiatorit karakteristike AMG me brinja vertikale është një shenjë e sigurt e dinamikës superiore të vozitjes. Mbrojtësi i poshtëm i përparmë AMG dhe stema AMG në kofano nënvizojnë sportivitetin e jashtëzakonshme.
            Rrotat e përforcuara prej 58,4 cm (23 inç) dhe nofullat e frenave në ngjyrë të kuqe Frymëzuese: Rrotat e përforcuara AMG, prej 58,4 cm (23 inç), në ngjyrë gri Himalajet, theksojnë pamjen tuaj individuale. Përveç performancës së tij të lartë, sistemi standard kompozit i frenimit me performancë të lartë përbën gjithashtu një theksim vizual: nofullat e frenave në ngjyrë të kuqe me mbishkrimin AMG në ngjyrë të zezë plotësojnë eksterierin në mënyrë mbresëlënëse.
            Projektimi i animuar i logos AMG Një detaj origjinal dhe i veçantë: projektimi i animuar i logos AMG[3] për të ndriçuar zonën e hyrjes. Kjo zgjon emocione dhe krijon një efekt mbresëlënës edhe para se të hyni në makinë.
            Pjesa e pasme karaktertistike AMG Tubat trapezoidalë binjakë të pasmë janë pjesë e sistemit të ndryshueshëm të shkarkimit AMG Performance me kllapa të rregullueshëm të shkarkimit dhe janë karakteristika më e dallueshme e automjetit. Si vizualisht ashtu edhe akustikisht, në varësi të mënyrës së drejtimit. Ata janë të rrethuar nga mbrojtësi i poshtëm i pasmë me difuzor karakteristik dhe mbështeten nga mbishkrimi tërheqës me emrin e modelit në kapakun e portbagazhit.

            Pikat kryesore të brendshme

            Close X
            Tjetër
            E mëparshme
              Timoni AMG Performance i veshur me lëkurë nappa/ MICROCUT me butona timoni AMG Material i shkëlqyer, komoditet inovativ i funksionimit: timoni AMG Performance i veshur me lëkurë nappa/MICROCUT[3] është një talent shumëfunksional i vërtetë. Me butonat e timonit AMG, ndër të tjera, ju mund të kontrolloni programet standarde të drejtimit AMG dhe të aktivizoni funksione të tjera AMG drejtpërdrejt në timon.
              Kabina me ekran të gjerë me vizualizime karakteristike AMG Në sajë të kabinës me ekran të gjerë me cilësi të lartë dhe dizajne karakteristike AMG dhe ekranit inovativ head-up, ju jo vetëm që mund të zgjidhni midis stileve të ndryshme të ekranit, por gjithashtu keni mundësinë, falë sistemit inteligjent të informimit dhe argëtimit MBUX, të poziciononi dhe konfiguroni përmbajtjen në mënyre individuale sipas dëshirave tuaja.
              Komoditet i personalizuar për shoferin dhe pasagjerin e përparmë Komoditet i personalizuar për ju: me sediljet multikontur për shoferin dhe pasagjerin e përparmë, ju mund të optimizoni pozicionin e sediljes suaj falë opsioneve të gjera të rregullimit nëpërmjet jastëkëve të integruar ajri. Gëzoni ngrohtësi të këndshme dhe të shpejtë, si edhe tetë programe të ndryshme masazhi.
              Sistemi audio rrethues Burmester® Përmirësimi i modelit Mercedes-AMG GLS 63 4MATIC+ është qartë i dëgjueshëm: sistemi audio rrethues Burmester® garanton një përvojë akustike unike. Eksituesit e ngjashëm me altoparlantë në sedilje bëjnë të mundur perceptimin e muzikës përmes një masazhi zanor të jashtëzakonshëm. Në këtë mënyrë do të përjetonin muzikën në gjithë trupin.
              Argëtim i nivelit të lartë MBUX në pjesën e pasme Komoditeti i argëtimit inteligjent: Argëtimi MBUX në sediljet e pasme është në dispozicion[3] për të gjitha variantet e sediljeve. Ai përfshin dy ekrane me prekje në formatin 17,8 cm (7"). Kjo u mundëson pasagjerëve në rreshtin e dytë të sediljeve të shikojnë filma, të dëgjojnë muzikë, të përdorin shfletuesin e integruar të internetit ose të marrin dhe të shkruajnë informacion lidhur me udhëtimin.
              Rreshti i tretë i sediljeve me ngrohje opsionale Pavarësisht nga planet tuaja, Mercedes-AMG GLS 63 4MATIC+ është gati për gjithçka: rreshti i tretë i sediljeve jo vetëm që ka mjaft hapësirë për deri në 7 persona, por gjithashtu ofron një opsion të rregullueshëm të ngrohjes së sediljeve për komoditet maksimal të udhëtimit.
              Rrota aliazh Mercedes-Benz.
              Përjetoni atë në rrugë Test Drive GLS SUV. Na dërgoni një kërkesë për të testuar makinën SUV GLS dhe ne do t'ju kontaktojmë së shpejti.

              Consumer Information

              Ne dëshirojmë të qëndrojmë në kontakt me ju për të mbajtur të përditësuar me lajmet tona më të fundit të produkteve, shërbimet e marketingut dhe ofertat. Nëse dëshironi të mos merrni informacione në të ardhmen me ndonjërën nga metodat e mëposhtme, ju lutemi tregoni duke anuluar zgjedhjen. I gjithë informacioni i dhënë do të përdoret në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë dhe të Cookies dhe nuk do të ndahet me ndonjë kompani të palës së tretë.